Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër politikani të njohur shqiptar. Ish-deputeti i PD dhe bankieri i njohur, Bedri Çollaku, i cili ishte i shtruar prej disa javësh në spital ka humbur dje jetën nga koronavirusi
Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar.
Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës.
.