Zhd.uket Olsi i Big Brother, mashkulli i parë që u br.aktis live!

Me siguri ju kujtohet të gjithëve Olsi, pjesëmarrës në edicionin e parë të Big Brother 1 në të cilin ai doli i dyti.

Ish-konkurrenti rrëmbeu vëmëndjen e shqiptarëve për dy arsye, e para për lidhjen që krijoi me Noçen dhe së dyti për braktisjen që i bëri e dashura live gjatë njërës prej të shtunave, një skenë që nuk kishte ndodhur asnjëherë në televizionet shqiptare.

Pasi e dashura e atëhershme, Lusi, e la, ai vazhdoi lidhjen me Noçen, gjatë lojës dhe pas përfundimit të edicionit për t’u ndarë pak kohë më vonë. Por Lusi gjatë asaj kohe, viti 2008 nxori edhe disa detaje të tjera nga jeta e ish-konkurentit, si faktin që ai ishte i martuar me një 60-vjeçare në Londër, për çështje dokumentash.

Më pas emri i tij u lakua sërish nëpër media për lidhjen e re që krijoi me aktoren Olta Gixhari, një lidhje që përfundoi vetëm pas 4 muajsh. Lidhja dhe ndarja e tyre, edhe pse afatshkurtër bëri shumë bujë, sidomos pas deklaratës së Gixharit gjatë një interviste ku thoshte: “Olsi Mingomataj nuk ma prish dot imazhin”.

Ndërsa sot, nëse mundohemi të marrim vesh diçka të re nga jeta e ish-finalistit të Big Brother Albania 1, vemë re se ai është shkëputur totalisht nga jeta publike, madje në Instagram ka shumë pak ndjekës, ndryshe nga shumica e njerëzve të famshëm.

Gjithashtu ajo që bie në sy është fakti që postimi i fundit prej tij daton që nga Shtatori i vitit të kaluar. Gjithsesi nga ato pak postime që ka patur para kësaj date, Olsi ka udhëtuar në disa vende të ndryshme si Tajlandë, Egjipt etj.

Ç’të ketë ndodhur vallë me Olsin?

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *