Zhduket mistershëm i riu shqiptar në SHBA, i gjejne rrobat ne West River Road, jeton ne Detroit

    0
    319

    Prindërit shpresojnë se djali i humbur është ende gjallë dhe kërkojnë ndihmë

    Policia thotë se po vazhdon të kërkojë për Arsim Zendeli, një person i zhdukur në kushte misterioze që mbas 7 prillit.

    Simbas shtypit lokal thuhet se Arsim Zendeli 23 vjeç nga qyteti Grosse Ile – Detroit , ka humbur dy javë më parë, ndërkohë që familja lajmërojë policinë thotë po shpresojnë që një ditë dera e tyre të hapet dhe djali i tyre do vijë drejt në shtëpinë e tyre – duke i dhënë fund agonisë së tyre.

    Policia shkojë në shtëpinë e 23 -vjeçarit dhe u takua me nënën dhe babanë e Arsim Zendelit duke intervistuar ata mbi të dhënat e fundit. Prindërit thanë se shpresuan gjatë prej se kur djalin e tyre e panë për herë të fundit në orët e para të mëngjesit të 7 priilit. Sipas familjes, ai u largua me një automjet dhe prej atëherë nuk është parë e dëgjuar.

    “Asnjëherë, nuk e kishil menduar se ai nuk do të kthehej dhe do të largohej për kaq gjatë,” tha nëna e tij. “Mendova se ai do të largohej për rreth një orë dhe më pas ai do të kthehej në shtëpi.”

    Policia e cila e ka shpalluar në personat e humbur thotë se po vazhdojnë kërkimet e gjera përgjatë zonës ku mendohet se do të jet zhdukut , policia po përdor edhe helikopter nga ajri dhe anijet e rojes bregdetare nga uji por deri tani kanë qenë të pasuksesshme, kërkimet.

    Policia tha se nëna e tij ka deklaruar se kohët e fundit e kuptoi se biri i saj vuante nga sëmundje mendore. “Nëse dikush do ta shihte, ajo tha që është e sigurt se nuk është i rrezikëshëm dhe agresivë, tha Bashkime Zendeli, duke shtuar se “Ai ndoshta nuk është i vetëdijshëm për atë që po ndodh me mendjen e tij. ”

    Simbas posterit të policisë për personat e humbur thuhet se Arsim Zendeli është i bardhë, 6 feet e 2 inç i gjatë dhe peshon rreth 150 paund.

    Ai u pa për herë të fundit i veshur me një xhaketë lëkure të zezë, sweatpants gri dhe një kapelë dimri me lesh të kuq / burgundy.

    Arsim Zendeli është një adhurues i etur i natyrës. “Ai është shumë i vetëdijshëm për shëndetin,” tha Bashkime Zendeli. “Ai është një person i pastër dhe i shëndetshëm”

    Familja thotë se është duke mbajtur kontakte me departamentin e policisë. Policia thotë se rrugët e kërkimit janë vendosur pasi gjetën makinën e Arsim Zendeli e cila u gjet në parkingun e bregut të liqenit Water Edge . Sipas policisë, në breg të liqenit ata gjetën një pjesë e veshjeve të tij në zonën West River Road, në veri të Urës së Qarkut .

    Një nga oficerët e policisë që po udhëheq aksionin së bashku me polumbarët , nënkoloneli Kenneth Pelland tha se ishte bërë një kontroll i thuktë i të gjithë linjës bregdetare përgjatë lumit të Detroitit ashtu si edhe në tokë dhe përmes helikopterit.

    Në kërkim tha ai janë përfshir gjithashtu edhe qent me nuhatje nga një oficer i K-9.

    Një njësi detare, është duke përdorur pajisje solare për skanim dhe pajisje për imazhin e kamerave, gjithashtu janë duke u shfrytëzuar.

    Megjithë përpjekjet përcta gjetur thotë policia – departamenti vazhdon të kërkojë në vijën bregdetare dhe të ndjekë çdo këshillë të marrë në rrjetet sociale .

    Policia e Detroitit, departmenti i personave të humbur thotë se ndokush ka ndonjë informacione mbi Arsim Zendelin të kontaktojë Departamentin e Policisë Grosse Ile në 734-676-7100./Illyria

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here