‘Tigri’ i qeverisë që Rama e caktoi ministër të ‘Tërmetit’ dhe ‘Koronavirusit’ nuk njeh “krizë” financiare; vila, apartamente, dyqane, makina dhe para me thasë

Ministri i ‘Tërmetit’ dhe ‘Koronavirusit’, Arben Ahmetaj, i njohur ndryshe edhe si ‘Tigri’ i qeverisë, nuk njeh “krizë” financiare. Gjatë vitit 2009, bashkëshortja e ‘Tigrit’ ka fituar mbi 80 mijë euro. 65 milionë lekë i ka marrë si pjesë e bankës Intesa San Paolo Bank, e lidhur ngushtë me familjen e Sali Berishës. Gruaja e Ahmetajt, Albina Mancka, 23 mijë euro i ka marrë vetëm nga dhënia me qira të pasurive të paluajtshme në Samos Tower dhe Tuborg. Ndërsa Ahmetaj deklaron 17 milionë lekë nga paga si Ministër i Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit. Ndërkohë zbulohen edhe paratë që Arben Ahmetajt ka nëpër banka. Bëhet fjalë vetëm për paratë që ka deklaruar.

Nëpër banka të nivelit të dytë në Tiranë, Ahmetaj ka 135 mijë euro, depozitë 300 mijë euro, 114 mijë euro, 214 mijë euro, 10 milionë lekë, bashkëshortja 34 milionë lekë bono thesari, 3 772 euro; vajza llogari me gjendje 13 872 dollarë, 30 mijë euro, 3 259 pound, 36 723 pound dhe 51 571 pound. Gjatë vitit 2009, vajza e Ahmetajt ka nisur të transferojë një pjesë të parave në bankat në Angli. Arben Ahmetaj vijon të shesë herë pas here apartamente në selitë të Tiranës, ku dyshohet se ka bërë ndonjë pallat si Monika Kryemadhi në Laprakë. Nuk dihet me saktësi sa apartamente ka në pronësi Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij në Selitë.

Arben Ahmetaj ka gjithashtu vilë në Qerret 150 milionë lekë, pasuri në Tiranë 390 mijë euro, vilë 90 milionë lekë, vilë 50 milionë lekë, apartament 120 m2, vilë 74 m2, apartament 75 mijë USD, 3 000 m2 tokë në Tiranë, apartament 200 m2+ 60 m2 zyra+3 parkingje, makinë 30 mijë euro etj. Këto janë vetëm një pejsë të parave dhe pasurive të luajtshme të deklaruara nga Arben Ahmetaj, mik i ngushtë me Ilir Metën dhe i perceptuar nga publiku si një ndër ministrat më të korruptuar të pluralizmit shqiptar. ‘Tigri i qeverisë’ e ka nisur ‘karrierën’ me skandalin e vjedhjes së impulseve telefonike të “Albtelekom” 18 vite më parë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here