Nje objekt i cuditshem eshte vendosur në qendër të Beogradit, por forma e tij ka ngjallur reagime komike ne rrjetet sociale. Duke gjykuar nga fotoja që po përhapet në rrjetet sociale, duket se fqinjët tanë po e zbukurojnë sheshin e kryeqytetit të tyre me një objekt talljeje.

Sigurisht, dekorimi i pazakontë në metropolin serb i ngjan një penisi dhe, siç duket, nuk është as i rastësishëm, transmeton Gazeta Express. Arkitekti dhe artisti Andrej Josifovski, i njohur si Pianisti, e bëri ndërtoi këtë nga armatura dhe llambat prej ari, duke e quajtur atë “Mbaje dritën” dhe duke e vendosur përpara Kuvendit të Serbisë të premten.

Objekti, i ngritur si pjesë e një projekti që ai simbolikisht e quajti “E Premtja e Artë”, është bërë nga tela të ngjashëm me ato që shihen në dekorimet e Vitit të Ri në parqe, por në formën e një penisi të madh që ndriçon.

“E gjithë kjo u bë në frymën e veprimeve në shkallë të gjerë të ngritjes së monumenteve, burimeve, prerjes së pemëve, shkatërrimit të arkitekturës, ndotjes së lumenjve… Lista është e gjatë, dhe kjo është kandidatura për kryetarin e vetëm të vërtetë të këtij qyteti”, shpjegoi Andrej Josifovski.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here