Zbardhen detaje të reja nga grabitja e banesës së Vaçe Zelës, ja kush e zbuloi ngjarjen/ Autorët hapën derën pa e thyer/

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e shtëpisë së këngëtares së madhe, Vaçe Zela, në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autorët kanë arritur të hapin derën e banesës së këngëtares me kartë, pa e thyer atë, dhe janë futur brenda pa kartë.

Siç mëson gazetarja, grabitja e banesës së këngëtares Zela ka ndodhur këtë fundjavë, ku autorët kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë. Vjedhja është konstatuar nga motra e këngëtares, e cila kujdesej për shtëpinë, pasi aty nuk banonte njeri.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *