Xhemi Shehu pa dorashka, zbulon dëshirën për 2022: Uroj të kthehem në Top Channel!


Moderatorja Xhemi Shehu kishte disa kohë që i kishte munguar publikut shqiptar.

Që pas largimit nga “Portokallia” në Top Channel, moderatorja e njohur zgjodhi që të ndiqte një jetesë jo shumë mediatike dhe t’i përkushtohej familjes. Ajo u rikthye sërish së fundmi në drejtimin e një skeptakli dhe kjo ndodhi për 3 netët e Festivalit të 60-ë të këngës, ku Xhemi ishte një nga prezantueset.

Gjatë një intervistë të dhënë, teksa i uronte shqiptarëve shëndet dhe shumë fat në vitin pasues, Xhemi ndau dhe dëshirën e saj që të rikthehet në Top Channel, televizion në të cilin u bë dhe e njohur.

“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Ndërsa për veten uroj gjithashtu të kthehem në Top Channel”, tha Xhemi.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *