Vrasja e 35-vjeçarit në Peqin/ Ja cfare kishte bere ne qershor vellai i tij per nje gervishtje makine

Mëngjesin e sotëm në Peqin u ekzekutua me armë zjarri Albi Bashaliu, vëllai i Leonard Bashaliut i dënuar për vrasje. Ka dyshime se vrasja e 35-vjeçarit mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj të Peqinit ka ndodhur për hakmarrje, por edhe pse vetë 35-vjeçari kishte një të shkuar jo shumë të panjohur për policinë. Në vitin 2017, Albi Bashaliu asokohe vetëm 28-vjeç ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy bashkëfshatarë të tij me iniciale V.SH, 57 vjeç nga fshati Gjocaj dhe A.B, 38 vjeç pas një konflikti që kishin mes tyre. Policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe një automjeti tip ‘Volksëagen’ me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit Albi Bashaliut.

Ndërkohë në qershor të këtij viti Ylber(Albert) Xhahysa u vra me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, Leonard Bashaliu, pas një konflikti të gjatë verbal mes tyre. Autori tregoi fillimisht se viktima e kishte qëlluar me grusht dhe i kishte gërvishur makinën 5 vite më parë dhe se ky debat kishte rinisur ditën e vrasjes. Gjatë deklaratës së tij në polici Bashaliu deklaroi se:

Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht. Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar. Ndjehesha i rrezikuar. Më kishte stresuar aq shumë sa nuk kisha më qetësi dhe nuk flija as gjumë. I kisha thënë; “mos më shqetëso”, por ai vazhdonte të ma nxinte jetën. Edhe herën e fundit kur jemi parë në mëngjes rastësisht në lokal ishte ai që më kërcënoi pa i thënë unë asnjë fjalë. U ndjeva i poshtëruar para të njohurve dhe fillova ta urrej deri në atë masë sa vendosa që t’i jap fund kësaj historie torturuese. Dola jashtë dhe një mijë mendime më vinin në kokë. Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova. Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra. Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *