“Për’Puthen”, që nisi fillimisht si një rubrikë që transmetohej vetëm një herë në javë gjatë programit të së dielës në Top Channel, “E diell”, tashmë jo vetëm që do të vijojë të transmetohet nga e hëna në të premte pas “Ftesë në pesë” si zakonisht, por do të ketë edhe një tjetër hapësirë.

“Për’Puthen”, duke nisur nga data 3 janar, do të transmetohet primetime, saktësisht në orarin e “Portokallisë”.

Siç ndodh zakonisht, programi i humorit mbyll sezonin televiziv në mbrëmjen e ndërrimit të vitit për t’u rikthyer në mars.

Në kohën televizive të së dielës mbrëma do të vendoset programi-dating.

Faqja e emisionit në Instagram e ka njoftuar këtë ndryshim duke postuar një promo të konkurrentëve.

Siç e thamë më sipër, “Për’Puthen” nisi transmetimin fillimisht si rubrikë brenda “E diell”, moderuar nga Nevina Shtylla.

Në sezonin televiziv të shtatorit, programi ndryshoi moderatore, ku Nevina u zëvendësua nga Bora Zemani, si edhe mënyrën e transmetimit, duke mos qenë më një rubrikë, por emision i mirëfilltë me takime çdo ditë.

Takimet, sherret, skandalet dhe debatet e ashpra i kanë dhënë emisionit miliona klikime në Youtube e së fundmi edhe një nga oraret televizive më të lakmuara, të dielën mbrëma.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here