Viktor Ymeri “lë” burgun për disa orë/ Shoqërohet nën masa të rrepta sigurie, ja cfarë i kishte ndodhur…

Sapo është bërë me dije se Viktor Ymeri, ka dalë nga burgu për të marrë pjesë në një ceremoni mortore. Raportohet se kanë qenë dy furgona të burgjeve dhe agjentët e bluve të Vlorës që kanë shoqëruar Ymerin në Dukat nën masa të rrepta sigurie.

Kush është Viktor Ymeri?

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka lidhje farefisnore me Edison Harizajn, i ekzekutuar në Durrës në vitin 2018. Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kishin ekzekutuar së bashku në vitin 1999 me breshëri kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *