Video/ Kercet grushti në Parlament, deputetët zihen për reformën kushtetuese

Deputetët e parlamentit jordanez u përleshën sot gjatë një debati mbi reformën kushtetuese, duke përfshirë çështjen e barazisë gjinore.

Një diskutim i ashpër shpërtheu mes deputetëve dhe kryetarit të parlamentit Abdelkarim el Dagmi, raporton france24.

Arsyeja ishte një amendament, i cili shton gjininë femërore në dokumentet zyrtare jordaneze, e cila u garanton të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve.

Disa deputetë e kundërshtuan me zemërim amendamentin si “të padobishëm”, në seancën e transmetuar në kanalin televiziv Al-Mamlaka.

Kushtetuta e kësaj mbretërie u miratua në vitin 1952 dhe u ndryshua 29 herë. Sipas ekspertëve, fuqitë e monarkut u rritën në kurriz të legjislativit.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *