VIDEO/ Bershia shperthen ndaj Rames. ” Turpi te mbulofte ty qe i tregon turpin te moshuares, jep dorehqjen”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale, pas njoftimit se kreu i qeverisë Edi Rama ka talefonuar Manjola Cakonin, e cila në një video rrëfeu vuajtjet e saj të shumta pas tërmetit të vitit të kaluar.

“Turpi të mbuloftë përjetë ty që i tregon turpin Manjolës, nënës, bashkëshortes së ve, motrës, familjares, që, për shkak të qëndrimit tënd kriminal ndaj dëmeve të tërmetit të Shtatorit, i mbetën nën rrënojat e pallatit në termetin e nëntorit, 8 anëtarë të familjes dhe keqpërdor vogëlushin e saj për imazhin tënd të nxirë”, shkruan Berisha.

 

 

Ja postimi i plotë:

Ndodhi rrënqethëse jashtë moralit njerëzor!

Turpi të mbuloftë përjetë ty që i tregon turpin Manjolës, nënës, bashkëshortes së ve, motrës, familjares, që, për shkak të qëndrimit tënd kriminal ndaj dëmeve të tërmetit të Shtatorit, i mbetën nën rrënojat e pallatit në termetin e nëntorit, 8 anëtarë të familjes dhe keqpërdor vogëlushin e saj për imazhin tënd të nxirë. Turp, njëmijë herë turp o qenie mjerane që mund të quhesh çdo gjë tjetër por jo kurrë njeri.

Ndiqni në video rrëfimin rrënqethës dhe të paimagjinueshëm të Manjolës pas telefonatës të atij që vetëm njeri nuk mund të quhet kurrë.

Kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme. sb

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *