VIDEO/ Bayern Munich “gris” Atletico Madrid, gjermanët tregojnë diktatin edhe përballë furisë spanjolle |

    0
    4


    Ky postim është lexuar tashmë 6 herë!

    GJERMANI-Bayern Munich ka dhënë sot një provë të mirëfilltë force që në ndeshjen e parë në grupe në Ligën e  Kampioneve, përballë kishte në teori kundërshtarin më të vështirë në grup, Atletico Madrid, por bavarezët kanë dominuar me lehtësi përballë spanjollëve dhe kanë fituar këtë sfidë të rëndësishme për vazhdimësinë në turne.

    Seria e golave u hap me Koman e më pas ishte Goretzka ai që dyfishoi shifrat për skuarën gjermane e cila gjente shumë hapësira edhe në mes një mbrojtje të ngjeshur si ajo e Atletikos.Toliso dhe përsëri Koman në pjesën e dytë tundën portën e Oblak, duke treguar se janë përsëri një hap para të gjithë të tjerëve në këtë edicion të Ligës së Kampioneve  e nuk kanë ndër mend të ndalen nën drejtimin e Flick.

    E.Ç (Dosja.al)

    Postimi VIDEO/ Bayern Munich “gris” Atletico Madrid, gjermanët tregojnë diktatin edhe përballë furisë spanjolle u shfaq për herë të parë në Dosja AL.



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here