VEMENDJE/ Kini kujdes nga ky person, ja se cpo ben ne rrjetet sociale!!!

VËMENDJE! Kemi publikuar shpesh raste urgjente ku kërkohet ndihmë nga persona në nevojë, por ka pasur edhe raste abuzive ku kjo gjë përdoret nga persona të shumtë për të mashtruar shqiptarët.

Ju lutem bëni kujdes kujt i dërgoni para! Një mashtrues i panjohur cili përzgjedh mirë foto në Google, po mashtron me raste të ndryshme online mjaft shqiptarë dashamirës. Ky individ duhet të bjerë në pranga sepse po merr në mënyre mjeshtërore para të cilat u duhen njerëzve të cilët janë vërtetë të sëmurë. ☹️

Mos e ndalni bamirësinë, por ju lutemi bëni kujdes!!!

I tillë është një rast abuziv, ku pre e mashtrimit ka rënë qytetari Oljan Cumraku. Në një mesazh në redaksinë JOQ Albania, ai ka shkruar se i ka dërguar një shumë parash prej 46 mijë lekë personit të quajtur Ilir Rexhollari, ku ky i fundit krijonte histori të rreme dhe hiqej sikur kërkonte ndihmë për vajzën e vogël të shtruar në Turqi. Si fillim Rexhollari i kishte thënë se ndodhej në Turqi, por më pas e kishte njoftuar se ishte në Korçë.

Paratë janë transferuar me anë të një llogarie bankare në emrin e Klajdi Lika, gjoja nipi i Rexhollarit.

Mesazhi plotë i Oljan Cumrakut:

Mirmbrema , ne rradh te par ju komplimentoj per punen qe beni 🙏🏻 Tani meqe pash postimin tuaj qe kishte lidhje me kete vajzen e vogel , un bashk me shoket e mi kemi pas mbledh lek per me ja dergu babait te saj , ai me pat then ne falt ne fillim se ndodhet ne Turqi me vajzen e pastaj me tha jam ne Korce , ja dergova leket me gjith zemren se na erdhi gjynah te gjithve me t then tdrejten . Por mesa duket kjo gje paska qen mashtrim , kshu qe po bej ktu nje Deklarate : Ilir Rexhollari kudo qe te jesh Zotri do te te gjej , leket ti kemi bo hallall por veprimin sta falim kurr , kjo Jet esht e rrumbullaket 🙏🏻. Faleminderit ne qofte se e postoni . Me respekte nga Oljan Cumraku.

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *