Vd es në Angli 22-vjeçari shqiptar, e mas akruan me thi ka një orë pas ndërrimit të viteve

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e Vitit të Ri në Angli. Policia britanike bën me dije se Fatjon Oruçi u gjet i vdekur në rrugë në qyetezën e Rotherham ditën e Vitit të Ri.

Mësohet se Fatjon Oruci, nga Londra u gjet i vd ekur në orën 1:20 të mëngjesit të së shtunës, më 1 janar, në Doncaster Road pas një sh erri që ishte përfshirë. Ai kishte marrë pl agë të shumta në trup pas një sh erri të madh ku ishte the rur me thika. Policia e South Yorkshire tha se familja e Fatjonit është informuar dhe aktualisht po merr mbështetje.

Policia arrestoi dy persona në Londër pasditen e 1 janarit – një grua, 20 vjeç dhe një burrë, 26 vjeç. Ata janë liruar më pas nën hetim ndërsa hetimet janë në vazhdim.Një burrë tjetër, 23 vjeç, nga Rotherham, u arrestua më 4 janar, por për shkak të mungesës së provave ai është liruar që atëherë pa marrë asnjë veprim të mëtejshëm, tha Policia e Yorkshire të Jugut (SYP). Hetimi i policisë është në vazhdim dhe oficerët janë ende duke inkurajuar këdo që mendon se mund të ndihmojë me hetimin të dalë përpara.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *