TIRANË

Varianti i ri i COVID, i zbuluar pak ditë më parë në Britaninë e Madhe ka ngjallur frikë në Europë, për pasojë shumë shtete kanë nisur që të marrin masat për të parandaluar një situatë të ngjashme më atë që ndodhi me COVID-19. Kështu, mësohet se ditën e sotme Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa, duke ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, teksa të njëjtin vendim po e diskuton edhe Franca.

Ministri i Shëndetësisë italian Roberto Speranza në një dalje për mediat tha se ky urdhër i ri do të qëndrojë në fuqi për të paktën deri më 6 janar 2021 dhe ndalon hyrjen ose qëndrimin traznit të të gjithë personave që kanë qenë në Britaninë e Madhe në 14 ditët e fundit që nga marrja e këtij vendimi.

“Nënshkrova një urdhër që bllokon fluturimet që nisen nga Britania e Madhe dhe ndalon hyrjen në Itali të atyre personave që kanë qenë atje për 14 ditët e fundit. Varianti i ri i COVID, i zbuluar së fundmi në Londës është shqetësues dhe do të hetohet nga shkencëtarët tanë”, tha  ministri i Shëndetësisë italian Roberto Speranza.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po tregon të jetë deri në 70% më i transmetueshëm. Varianti i ri i koronavirusit u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here