“Urova të mos kishte vi.ktima, isha 100 metër larg nga ngjarja”. Deputeti i përlotur, rrëfen tm.erri që pa me sy

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë që tr.onditi dje Tiranë, ku si pasojë e një atentati me tri.tol mbeti I pl.agosur rëndë Preng Gini.

Baraj shprehet se ka qenë 100 m larg urës ku ndodhi shpërthimi dhe zhurma ishte shokuese.

Në shp.ërthimin e djeshëm u ndodha 100 m larg urës. Zhurma ishte sho.kuese!

Me zëmër urova të mos ketë vi.ktima. Shqipëria e jonë në vite ka përjetuar ngjarje të tilla kr.iminale, të cilat kanë efekt të dyfishtë sa psikologjik por edhe tr.agjik për shkak të vi.ktimave. Ndjej ke.qardhje, jo vetëm për viktimat rastësore, por edhe për ato familje që janë futur në rrugën e kri.minal.itetit për arsye nga më të ndryshmet, që shumkush mund ti analizojë.

Të tillë sjellje agr.esive kanë grupe të ngjashme kudo në botë, në USA, Gjermani, Itali, Angli etj. Duket se kapitalizmi krahas lirisë ekonomike, lirisë së fjalës etj ka dhe ca pl.agë kronike të dhi.mbshme, që ne shqiptarët po i vëme re këto 30 vjet, që sigurisht në vende të ndryshme shfaqen me intensitete jo të njejta. Sido, do ishte mirë që policia të kultivojë grupe inteligjence që të rrisë kapacitetin parandalues, pasi duket se i njeh këto kontigjente kr.iminale. Monitorimi i tyre, i lidhjeve të tyre ka shance të parandalojë e ulë dhe produktin kri.minal të tyre. Ndoshta policia e ka bërë këtë dhe kjo mund të jetë arësya që dhe frekuenca e ngjarjeve të tilla në 10 vjecarin e fundit ka pësuar rënie, por gjithmonë ka vend për më mirë.

Nga ana tjetër më bën përshtypje retorika politike e PD. Në të dy intervalet kur ata ishin në krye të vendit (91-97 dhe 2005 -2013) jo vetëm që atentate të tilla ishin më të shpeshta, por ndryshimi me sot është se vetë struktura shtetërore ishte organizatore e tragjedive kombëtare. Kujtoj vitin e mbrapshtë 1997, kur Berisha e kompania e tij hapën depot e armëve, ku pasoja tragjike zgjati me vite…Kujtoj tragjedinë e Gërdecit ku kishte vetëm një autor, shtetin e Berishës, Kujtoj 21 Janarin, ku përsëri ka vetëm një autor çiftor, Berisha-Basha….

Nuk ishin trafikantët e vegjël ata që i bënë këto, por TRAFIKANTËT SHTETËRORË, që po synojnë të vijnë në pushtet. Nëse do ishte një forcë e re politike, që do akuzonte për ngjarjen e djeshme, nuk do kisha fjalë për të thënë, pasi nuk është provuar.

Përkundrazi, PD ka mbi kurriz peshën e mijra viktimave ekonomike (Piramidat) dhe tragjike fizike (të vrarët e 97….mbi 3000 jetë njerzish, përfshirë dhe Otranton). Duhet një katarsis radikal i saj që të mund të ofrojë alternative për këtë vend! Gjë e cila jo vetëm nuk po vihet re, por përkundrazi, gjellën e prishur çifti Berisha-Basha, po përiqet ta serviri me pjata të reja.

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *