“Ulërimat dhe lotët që kam dëgjuar në funeralin e tij do të më përndjekin gjithë jetën” |


Ky postim është lexuar tashmë 6 herë!

BRITANI E MADHE

Një punonjës kuzhine, i cili i mori jetën një shqiptari është dënuar me heqje lirie përjetë. Shqiptari, Serxhio Marku, humbi jetën më 11 Shtator të vitit të kaluar.

Autori i kësaj ngjarje është Francesco D’Agostino, 45 vjeç, i cili është shpallur fajtor për ngjarjen e rëndë. 45-vjeçari i shkroi një miku ku i thoshte se do të kryente një v r a s j e.

Pak orë më vonë, ai th eri me thi kë Serxhio Markun dhe më pas e go diti me dy tuba metalike. Mësohet se autori dhe shqiptari njiheshin me njëri-tjetrin. Kjo pasi shqiptari ishte personi që i shiste ko ka inë 45-vjeçarit. Ngjarja ndodhi në Brighton të Britanisë së Madhe.

Në trupin e 21-vjeçarit u gjetën 13 pla gë th ike, si dhe disa pla gë në kokë që tregonin se Marku kishte munduar t’i rezistonte su lmit.

“Pse po ma bën këtë mua?”, mësohet të ketë thënë i riu shqiptar në momentin e ngjarjes.

Autorët Francesco D’Agostino

Kështu të paktën kanë dëshmuar fqinjët. Në një moment ai u mundua që të largohej nga apartamenti, por D’Agostino e kishte tërhequr sërish mbrapsht.

Kur policia arriti në skenën e ngjarjes, D’Agostino dhe miku i tij, Giuseppe Petriccione refuzuan që t’i linin të hynin në banesë dhe tentuan arratisjen nga kopshti.

Të dy dolën në seancë gjyqësore, por u shty për shkak të karantinës. Petricione u shpall i pafajshëm për ngjarjen.

Ndërkohë, gjyqtarja Chrsistine Laing e dënoi me bu rg të përjetshëm D’Agostinon dhe ai duhet të vuajë minimalisht 22 vjet bu rg përpara se të kërkojë lirinë me kusht.

“Serxhio Marku ishte djalë, vëlla, nip dhe kushëri i dashur. Ai kishte hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme dhe për shkak të pamundësisë ekonomike ishte përfshirë në shitjen e dro gave. Ishte vetëm 21 vjeç dhe kishte gjithë jetën përpara për të gjetur rrugën e drejtë të jetës dhe për të përmbushur të gjithë potencialin që familja shikonte tek ai. Megjithatë kjo gjë iu mohua”, tha ajo.

Gjykatësja shtoi më tej ndaj vra sës it se ka treguar gënjeshtra në seancë dhe se e kishte menduar kri min e rëndë. Xhaxhai i shqiptarit, Nderim Marku u shpreh se familja e tij është e shkatërruar.

“Ulërimat dhe lotët që kam dëgjuar në funeralin e tij janë një kujtim që do të më përndjekë gjithë jetën. Babai dhe vëllezërit e tij janë të shkatërruar. Nëna e tij ka humbur në peshë dhe nuk njihet më. Ajo qëndron pranë varrit të djalit çdo ditë”, tha ai.

Postimi “Ulërimat dhe lotët që kam dëgjuar në funeralin e tij do të më përndjekin gjithë jetën” u shfaq për herë të parë në Mega News.



Source link

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *