Udhetimet jashte vendit/ Gjermania jep lajmin e keq per shqiptaret

Qeveria gjermane ka shtyrë deri me 30 shtator paralajmërimin për rrezikun e udhëtimit në vende të treta jashtë BE. Situata do të vlerësohet më pas individualisht për secilin vend.

Paralajmërimi i përgjithshëm për rrezikun e udhëtimit në rreth 160 vende për shkak të pandemisë, sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane, vlen deri më 30 shtator. Qeveria gjermane vendosi për zgjatjen, siç njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, duke fashitur për momentin shpresat e sektorit të udhëtimeve. Ajo shpreson se do të jetë i mundur një konsultim i ngushtë edhe me vendet e tjera të BE. Do të ishte mirë, nëse në Evropë do të kishte një rregullore të përbashkët, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

Që nga tetori vlejnë kritere individuale

Nga tetori Gjermania do të ketë kthim në një “sistem të diferencuar”, në të cilin do të jepen instruksione individuale për udhëtimet dhe sigurinë për secilin vend jashtë Bashkimit Evropian. Paralajmërimet për rrezikun e udhëtimeve në vendet me zona rrezikshmërie mund të hiqeshin, nëse do të kishte për shembull, rregulla për karantinën, u tha në Berlin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme bëri gjithashtu të qartë, se duke patur parasysh rritjen e numrit të rasteve të koronës në vende të caktuara, mund të ndodhë që para fundit të muajit të lëshohen paralajmërime udhëtimi edhe për disa vende të BE. Kështu për shembull numri i infeksioneve të reja aktualisht po rritet shumë shpejt në Francë. Përgjithësisht edhe në të ardhmen duhen pritur kufizime të udhëtimeve, tha ajo.

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *