“U punësuan si masazhatore, por vajzat e reja bënin prostiutat”. Dy vellezrit ne gjyq

Gjykata ka marrë pak më parë vendimin për 2 vëllezërit të cilët qendrën e masazhit e përdornin dhe për shfrytëzim prostitucioni.

Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Mario Roshin dhe “arrest shtëpie” për Andi Roshin, dy vëllezërit pronarë të qendrës së masazhit, të arrestuar pak ditë më parë.

Mario ka dy akuza, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”, ndërsa Andi Roshi ka vetëm një akuzë, “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Mbrojta e Andi Roshit pretendon se edhe kjo akuzë për të është e paprovuar. Dy vëllezërit shfrytëzonin vajzat për prostitucion në vendin e qendrës së masazhit.

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *