Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

Policia vijon zbatimin e masave anticovid, duke ndëshkuar 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbrojtëse në 24 orët e fundit.

“Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Po gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 659 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë@- thuhet në njoftimine Policisë.

Gjithashtu, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka ndëshkuar me 3.000 lekë, 185 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

The post U kapën pa maskë, gjobiten 844 qytetarë appeared first on Mega News.



Source link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here