Ngjarja e 4 tetorit në Bllok në lokalin “Monopol”, ka bërë që të zbardhen të dhëna të reja. Ndër to, janë zbuluar informacione në lidhje me Eldi Dizdarin, i arrestuar ditën e sotme në Dubai. Edhe pse në pamje të parë ai duket se nuk ngjan fare me një njeri të përfshirë në botën e krimit, rezulton në fakt se Dizdari është një emër mjaft i njohur nga Interpoli. Ai është me origjinë nga Tropoja. Në vitin e largët 1998 i ati i tij dhe daja iu ‘eliminuan’ në pritë nga fisi Haklaj, ndërsa pak kohë më pas edhe xhaxhai i tij. Pas ngjarjeve që e tronditën, Dizdari u largua jashtë shtetit dhe u lidh me tr*fikantë amerikano-jugorë.

Për momentin Dizdari mban tri identitete, dy nga të cilët janë të njohur (Eldi Dizdari dhe Denis Matoshi), ndërsa i treti jo. Dizdari është partneri i Suada Sherifit, një vajzë ekrani e showbizit, ish Miss Shqipëria dhe kanë një fëmijë. Mësohet se dosjet e drejtësisë shqiptare për Dizdarin, lidhen me emrin e ish Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Dizdari ka patur një urdhër ndërkombëtar arresti të lëshuar vite më parë nga organet holandeze, por dosja u mbyll nga Adriatik Llalla me ndërhyrjen e një biznesmeni, kundrejt shumës 1.000.000 euro.

Burime shumë të afërta me grupin që u përfshi në përplasjen e 4 tetorit e konfirmojnë një shumë të tillë. Më pas Dizdari u rikthye në Tiranë dhe organizoi një grup trafiku me lidhje ndërkombëtare nga Tirana në Spanjë, Belgjikë, Gjermani, Holandë dhe Irlandën e Veriut. Por grupi u zbulua dhe u fut në rrjetën e përgjimeve. Shteti që e shpalli fillimisht në kërkim ndërkombëtar ishte Hollanda. Ndërkohë ngjarja e Bllokut forcoi edhe më shumë të rejat në lidhje me Dizdarin, i cili u largua dhe u zhduk pa gjurmë, ndërsa vetëm ditën e sotme u kap në Dubai në operacionin e quajtur “Los Blancos”. Ai akuzohet si “koka” e kartelit për pjesën e Shqipërisë. Hetimet për grupin kishin nisur që para 5 vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here