Trondit Artan Hoxha: ” Te vertetat e pathena rreth ate.ntat.it ma.fioz ne Tirane”.

    0
    4

    Të tjera detaje të rënda të ngjarjes së ndodhur mbrëmë në Tiranë janë zbuluar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

    Në një intervistë për ABCneës Hoxha thotë se hetuesit kanë mundur të gjejnë vendin se ku i është vendosur lënda eksplozive makinës me të cilën udhëtonte Preng Gjini në momentin që iu bë atentat.

    “Autorët kanë mbajtur në vëzhgim lëvizjet e tij, për t’i gjetur pikën e dobët. Dhe pika e dobët ishte kur lëvizte me makinën e kushëririt të tij, i djalit të hallës, Fatjon Dauti. Djali i hallës, duke mos e patur alertin që ka ai, ka qenë më i sh.kujdesur. Ata e kanë gjetur që udhëton me këtë makinë. Sipas informacioneve që kam unë, është gjetur vendi kur makinës i është vendosur ek.splozivi. Makinës i është vendosur dje eks.plozivi. Ndaj dhe është vendosur nga krahu i pasagjerit, sepse dikush e ndihmonte Preng Gjinin të lëvizte në qytet.

    Në vr.asjen e Kastriot Reçit, policia personin e parë shkoi të ar.restonte Preng Gjinin, pavarësisht se ai ishte në një lokal në Don Bosco me kamera. Dhe nuk u provua, sepse ai kishte një alibi shumë të fortë, dhe kamerat, dëshmitarët.

    Kamerat e bashkisë e kanë kapur më mirë aty, është dhe një kamera e rezidencës ushtarake turke, kamera 360gradë. Prokurori që e ka marrë çështjen është shumë i rre.ptë, dhe i s.aktë. Por nuk besoj se do qëndrojë gjatë, pasi është nga e njëjta zonë. Është prokurori që ka patur edhe çështjen e Jan Prengës”, ka thënë ndër të tjera Hoxha.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here