Tragjedi në një shkollë/ Shembet çatia/ Humbin jet.ën 2 persona, plagosen 2 të tjerë

Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur një çati shkolle u shemb në qytetin verilindor spanjoll të Gijon mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur gjatë punimeve të riparimit në çatinë e shkollës San Vicente Paul, që ndodhet pranë qendrës së qytetit.

Dëshmitarët okularë thanë se një pjesë e çatisë u shemb, duke rënë mbi punëtorët. Ndërtesa trekatëshe daton nga shekulli i 19-të.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e dy punëtorëve. Ndërkohë, dy persona të tjerë u plagosën lehtë, ku njëri prej tyre u desh të dërgohej në spital.

Vlen të theksohet se në shkollë nuk kishte fëmijë, pasi kthimi i nxënësve në banka është planifikuar për në datën 10 janar.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.