Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Spanjë, ku një person ditën e djeshme ka ‘eliminuar’ një 42-vjeçar shqiptar teksa darkonte në tarracën e një restoranti së bashku me partneren e tij. Sipas burimeve, autori i është afruar me qetësi shqiptarit dhe e ka qëlluar 5 herë nga një distancë e afërt. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të premtes në restorantin The Orange Tree në El Albir, qytet turistik dhe mjaft i populluar. Në momentin kur ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, shqiptari dergjej i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete.

Dëshmitarët deklaruan se dëgjuan 5 të shtëna ar-me, ndërsa autori ishte i maskuar dhe kishte veshur një kapuç të zi. Identiteti i viktimës nuk është bërë publik nga ana e autoriteteve. Kujtojmë se një ngjarje e tillë e ngjashme ndodhi edhe në Brazil pak ditë më parë, ku u ‘eliminua’ biznesmeni Ilir Zelka.

Burimi: lasprovincias.es |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here