Tërmeti 4.5 ballë shkund këtë vend, banorët përjetojnë momente tmerri

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raporton se një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur afër Midland, Teksas. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 4.8 miljesh dhe u regjistrua pak pas orës 19:55 me orën lokale. Tërmeti u raportua fillimisht nga USGS si një magnitudë 4.3.

Ndryshe nga shtetet e tjera Teksasi nuk njihet për tërmete, duke lënë të shtangur dhe të trembur banorët vendas, të cilët shprehen se kjo nuk është diçka normale në atë zonë.

Ky është tërmeti i parë me magnitudë 4.0 ose më i madh në zonën rreth Midland që nga 31 dhjetori 2020. Teksasi është përballur me 19 tërmete të tjera pranë zonës Midland-Odessa-Garden City gjatë muajit të kaluar.

Deri më tani nuk raportohet për dëme të shkaktuara nga tërmeti.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *