Presidenti Ilir Meta duket se do të shkaktojë një tjetër tërmet në politikën shqiptare, ashtu siç ka ndryshuar rrjedhën e saj në jo pak raste. Burime jozyrtare për “PAMFLETI” bëjnë të ditur se Meta do të lërë postin e Presidentit të Republikës në muajin prill.

Bëhet e ditur se krijuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të lërë presidencën do të marrë postin e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021.

Ndërkohë, postin e Presidentit flitet që mund ta marrë Rexhep Meidani ose Sali Berisha, të dy persona që më parë e kanë mbajtur këtë post.

Edhe pse dihet pozicionimi i tij politik në spektrin e partive në vend, ai nuk do të jetë pjesë e asnjë partie, por një figurë e pavarur.

Ndërkohë, “PAMFLETI”, ka zbardhuar edhe një ‘sms’ të dërguar nga Presidenti tek një person i afërt me të, ku është ai vet që konfirmon lajmin.

“Në 26 prill unë kam vendosur t’ja lë presidentin prof. Mejdanit ose Berishës dhe do kërkoj vetëm Ministrinë e brendshme dhe Kryeministrin ose zv. kryeministrin, në varësi me rezultatin e zgjedhjeve, por s’do marr teser partie”, shkruan Meta në mesazh.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here