Aktorja Zamira Kita është prekur nga COVID së bashku me bashkëshortin e saj i cili ndodhet në Spital. Ajo ka folur për simptomat e saj pas infektimit nga COVID.

“Edhe pse e izoluar shumë artistë pjesëmarrës në KokoFest dhe jemi parë nga poshtë dritares. Por ndërkohë dua të jap një mesazh; Është bërë një propagandë shumë e tmerrshme e këtij virusi që duket sikur kur të zë COVID, të zë vd ekja dhe ti nuk ke asnjë shpresë.

Dhe kësisoj njerëzit rëndohen psikologjikisht dhe e përjetojnë shumë rëndë përballjen me sëmundjen. Unë nuk e pata kaq të rëndë dhe kisha një lloj optimizmi, të njëjtën gjë dhe bashkëshorti im që e kishte shumë më të rëndë se unë. Dua që njerëzit ta mendojnë si një grip normal, diku zë më lehtë e diku më rëndë dhe ajo këshillë që unë dua t’u jap të gjithëve është të mos neglizhojnë asnjë shenjë por të marrin menjëherë me mjekun që të ndjekin protokollin që u këshillojnë dhe kësisoj nuk do të kenë asnjë rrezik nga ky virus.”- tha aktorja Zamira Kita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here