Pedagogu Rezart Prifti, deklaratat e të cilit se protestat pas vrasjes së Klodian Rashës u frymëzuan nja njerëzit e periferive, pretendon se është kërcënuar. Teksa u përpoq që të justifikonte dhunën në protestë, Prifti bëri një deklaratë që trazoi rrjetin duke thënë se nuk mund të presësh më shumë nga të rinj që jetojnë në lagje informale, ku mungojnë dhe elementë bazë si trotuari apo rruha.

”Ore e kupton ti që këta të rinj, vijnë nga getot, siç është llumi i Astirit. Astiri është llum komplet vëlla, në të gjitha kuptime. Që nga kuptimi që është një lagje babilonie. Aty ke njerëz që s’dinë trotuare, që kanë dhe s’kanë trotuare, që s’dinë të ecin,që dinë të ecin, një katrahurë urbanistike.

Aty ke lloje-soje drogërash. Pjesa më e madhe e shtëpive që jepen me qera aty, janë për të ngritur barin. Ta them unë dakord. Ik se i ke me llampa. Aty fshihen dhe strehohen të dënuar me burgim të përjetshëm. T’i them me emra. Pse, si di Policia, thua ti? Po, përderisa i di unë, i di dhe Policia”, shprehej Prifti disa ditë më parë.

Ndërkohë që në një reagim të bërë dje, pedagogu thotë se të gjithë kanë lexuar vetëm titullin në shkrimin e tij, dhe se vetë familja e tij jeton në zonën e Astirit dhe vetëm në ditët e fundit ka marrë më shumë se 40 kërcënime.

“Tallavaland! Shkruaj artikull 6 faqe, tre emisione në TV nga dy orë, dy intervista në radio për të folur për ide dhe për të sqaruar dhe barbarët shikojnë vetëm titullin!

Ay ka shumë të drejtë kur thotë kazan se përpos sajesës dhe çdo absurditeti ju nuk mbani përgjegjësi për asnjë gjë!

Për personin tim mund të sajosh çfarë të duash sepse përderisa kam zgjedhur të jetoj në këtë hale nuk e kam problem! Thuaj çtë duash: më bëj të PD, më bëj të PS, më bëj të LSI, më bëj të lalit, më bëj të Zamirit, ore të kujt të duash ti!

Unë do them të vërtetën përherë se e kam ndarë mendjen, do them mendimin tim ashtu si është dhe e kuptoj që liria ka çmim dhe kjo ka kosto! Por kur mashtron dhe nxjerr nga konteksti të paktën konsidero pasojat ndaj të tretëve.

Familja ime ndodhet në Astir dhe deri tani kam marrë mbi 40 kërcënime nga më absurdet te më ekstremet. Më beso nuk më tut gjë mua, por nuk kanë kusur familjarët e mi për fushatat kundra meje dhe për mungesën e përgjegjshmërisë, moralit, rregullit, dhe të skrupullit të cilit do kazani! Luka 23:34: ‘’O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”– shkruan Prifti.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here