“Të kam si…”, komentet në rrjete sociale te ped*ofilit ndaj 13-vjeçares që për*dhunoi për 1 muaj (FOTO)

    0
    7

    Një 46-vjeçar nga Pogradeci është vënë në pranga pasi ka kryer marrëdhënie s*ksuale në mënyrë të vazhdueshme me një 13-vjeçare, e cila ka denoncuar abuzimin në polici mbrëmjen e kaluar. Pak para se të përfundonte pas hekurave, abuzuesi Blerim Bizgjoni i ka pasur sytë në profilin e Facebook-ut të së miturës, gjë që e vërtetojnë më së miri komentet që i bën.

    Në fotografinë e publikuar nga Faxweb.al vihet re se Blerim Bizgjonit nuk i ka shpëtuar asnjë imazh që ka publikuar 13-vjecarja në rrjetin e saj social, të cilës i bën komente nga më të ndryshmet, por më së shumti i shpreh “dashuri” me emoji apo gif.

    “Si gazetare të kam”, i shkruan në një fotografi, ku vajza i ka kthyer përgjigje “haha e di”, ndërsa pjesën më të madhe të kohës nuk i kthen asnjë koment.

    Kujtojmë se ditën e djeshme, minorenia qëndruar deri në orën 23:00 pranë komisariatit për të bërë kallëzimin. Ajo ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.

    Burime bëjnë me dije se rasti i Bizgjonit është i përsëritur, pasi joshte fëmijë me shuma parash, dhe i ngacmonte s*ksualisht. Mësohet se e mitura po trajtohet nga psikologë në banesën e saj, dhe po mbahet nën kujdes pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here