Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla është filmuar duke kaluar pranë kryeministrisë së bashku me deputetë të tjerë të PS ndërsa Tirana është në kaos.

Në vendin ku kaloi, janë shumë pak protestues pasi janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit për shkak të gazit lotsjellës.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga posti i Ministrit të Brendshëm, një prej emrave më të lakuar për ta zëvendësuar është Taulant Balla. Mbetet ende e paqartë arsyeja përse Balla doli në shesh ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën koshave të plehrave në zona të ndryshme të Tiranës duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

Ndonëse Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, protestuesit vijojnë revoltën për vrasjen e 25 vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here