Pas deklaratës së rëndë të Stresit për ish-moderatoren Einxhel Shkira, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit.

Ndryshe nga reperi që përdori sharje dhe ofendime, ish-moderatorja ka zgjedhur t’i përgjigjet atij me pjesë nga video-ja e intervistës që kanë zhvilluar bashkë ku në atë kohë Stresi thoshte se ajo është vajzë e mirë, ndryshe nga sa deklaroi sot.

Ndër të tjera, në një pjesë të videos Shkira shkruan se “I bie që të paska zënë malli ose e ka zënë malli”. Me nota ironie, ajo gjithashtu shkruan se “aventurat e burgut jam kurioze të dëgjoj o bad boy”, ndërsa ka vendosur dhe një emoji sapuni.

Më herët, Stresi e ofendoi atë me anë të një postimi në Instastory, pasi ajo mbajti qëndrim kundër protestës së djeshme për vrasjen e Klodian Rashës.

Kur flet dhe ti që të vjen era k… nga goja. Më vjen keq që të jap mundësinë me repliku, por dijeni që jeni turpi i Tironës o Shkira harrove që të njoh??? Ske lënë k… ka thy dhe del një kurvë si ti dhe bën prrrr prrrr“- ishin fjalët e reperit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here