Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një analizë të situatës politike në vend. Spahiu shprehet se Meta, Berisha, Kryemadhi, Rama dhe Basha janë padyshim ndër politikanët më të pasur në Ballkan.

“Ata kontrrollojnë disa biznese nga Saranda deri në Kosov?.

Ata kanë në pronësi puse nafte, miniera kromi, fshatra turistikë, hotele, media, banka, fabrika, troje, pyje, avionë, etj”, shkruan Spahiu. Më tej avokati shton: “Unë kam bindje që populli pret Revolucionin e Shqipërisë dhe jo rikthimin e LSI-së.

Shqiptarët kërkojnë ndryshim dhe rrëzim qeverie, por jo riciklim LSI-je”.

Postimi i Spahiut

Populli kërkon ndryshim qeverie, por jo rotacion dhe riciklim LSI-je

Nga Kreshnik Spahiu

30 vjet në politikë Ilir Meta

30 vjet në politikë Sali Berisha

30 vjet në politikë Monika Kryemadhi

22 vjet në politik Edi Rama

16 vjet në politikë Lulzim Basha.

Këto pesë surrate kanë ndrruar dhe shëtitir mbi 150 poste dhe kolltuqe me rradhë.

Zullumi po derdhet dhe kupa nuk mban më.

Zemrata qytetarve dukshëm nuk lidhet vetëm me ekzekutimin të Klodian Rashës por me arrogancën e pushtetit dhe polarizimin ekonimik ekstrem të shoqërisë.

Këta 5 persona janë padyshim ndër politikanët më të pasur në Ballkan.

Ata kontrrollojnë disa biznese nga Saranda deri në Kosov?.

Ata kanë në pronësi puse nafte, miniera kromi, fshatra turistikë, hotele, media, banka, fabrika, troje, pyje, avionë, etj etj

Ndërkohë centralizimi pushtetit është ekstremizuar vitet e fundit, duke varfëruar jo vetëm popullin e thjeshtë por edhe

militantët apo mbështetsit e tyre.

Viti 2020 e shndërroi Shqipërinë në tenxhere me presion, pasi Europa ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë. Në këto kushte shqiptarët mbetën të izoluar në kafaz.

2 vjet rresht opozita tentoi të marr pushtetin me dhunë duke djegur mandatet dhe duke djegur institucionet por pasojat ishin të rënda:

SHBA i hoqi vizën amerikane liderve të PD dhe LSI të cilët nuk udhëtuan dot 4 vjet në SHBA.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here