Sot, me 21 dhjetor është solstici i dimrit, zyrtarisht nisja e stinës më të ftohtë te vitit.

Por dhe dita më e shkurtër e vitit, e nata më e gjatë.

Këtë herë solstici do të shoqërohet në qiell edhe më një “përqafim” të Saturnit dhe Jupiterit, që ndodhen shumë pranë njëri-tjetrit, aq sa mund të vrojtohen me të njëjtin teleskop.

Sipas astronomëve, maksimumi i afërsisë mes dy planetëve, në bazë të pozicionit të Tokës verifikohet rreth orëve të pasdites të 21 Dhjetorit, pas perëndimit të Diellit, në muzg.

Fenomeni sigurisht mund të dallohet me sy të lirë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here