Skënder Brataj paralajmëron qytetarët/ ‘Nuk i dëmton Covid mushkëritë apo ul oksigjenin, por mjekimi në banesë’

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare ka thënë se nuk është Covid ai që ka dëmtuar mushkëritë dhe ka ulur oksigjenin, por mjekimi shumë i rëndë.

Sipas tij shumë qytetarë të prekur nga Covidi nuk pranojnë të shkojnë në spital dhe kur rëndohet gjendja e tyre shëndetësore, duke u mjekuar shumë rëndë në banesë dhe për pasojë të bëhen akoma më keq.

“Nuk është më virusi që ka dëmtuar mushkërinë dhe ka ulur oksigjenin por është një komplikacion i mjekimit shumë të rëndë që bëhet në banesë, me terapi endovenoze të cilat sigurisht janë për në spital dhe jo për në banesë. Trajtimi me antibiotikë apo antiviralë të cilat nuk kontrollohen ditë për ditë siç bëhet në spital apo përmes analizave imazherike.”-ka thënë Brataj për Top Channel.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.