Një ngjarje dotalisht e paprecedentë është shënuar ditën e djeshmenë provincën e Arezos, aty ku disa hajdutë janë futur brenda shtëpisë së legjendës Paolo Rosi dhe e kanë bastisur atë, gjatë orës që ish-futbollisti i famshëm italian po varrosej. Grabitësit marrë disa prej bizhuterive që ndodheshin në vilën ku jetonte Rosi.

Për fat të mirë, objektet më të çmuara në lidhje me karrierën e ish-kampionit të botës nuk u vodhën. Ka qenë bashkëshortja e legjendës, ajo që ka zbuluar këtë ngjarje të shëmtuar, në momentin që është kthyer në banesën e saj. Mësohet se hajdutët ishin futur nga një dritare, teksa përveç disa sendeve me vlerë, ata kishim marrë dhe një shumë kartmonedhash.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here