Roxhensa Kapurani ka tashmë masën “Detyrim paraqitje” nga Prokuroria. E njohur për publikun si Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arr.estuan më shumë se 30 persona.eli-marina-fara

Policia tashmë ka ushtruar kontroll në banesën e saj, por nuk ka gjetur asgjë që ta implikojë me grupin. Ditën e sotme detaje të reja mësohen nga përfshirja e vajzës së Eli Farës në këtë operacion.

Burime bëjnë me dije për Gazeta Shqiptare se dyshimet për Marina Farën janë se ka ndihmuar dy të dyshuar për tr.afik të lëndëve nar.kotike të arr.atisen. Policia ka qenë duke ndjekur dy persona teksa me makinë, kanë qenë duke tran.sportuar një sasi dro.ge. Fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, që menjëherë kanë braktisur mjetin me dr.ogën brenda. Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin. Burime nga policia bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë.

Megjithatë nuk është mundur të faktohet se vajzat kanë pasur dijeni për dr.ogën. Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pr.anga ditën e djeshme më shumë se 30 persona. Me ak.uza për “Prodhim dhe shitje i lënd.ëve nar.kotike”, “Fal.sifikim dokumentesh”, “Ar.mëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese.

Sa i përket jetës private, Marina nuk është parë në shoqërinë e një mashkulli që nga ndarja e saj me të fejuarin Edi. Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin e saj biznesmen, Edi Ismaili.

Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit i kanë dhënë fund historisë së tyre rreh 1 vit me pare pasi u fejuan me ceremoni. Në profilet e rrjeteve sociale, Marina dhe Edi kanë fshirë të gjitha fotot ku kishin dalë bashkë, ndërsa si për të mos mjaftuar kjo kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çka do të thotë se ata nuk janë më bashkë dhe janë të hapur për lidhje të reja. GSH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here