Moti gjatë fundjavës do të jetë i kthjellët përgjithësisht, por pasditja e të shtunës dhe të dielës do të sjellë shtim të vranësirave.

E diela pasdite pritet të sjellë dhe shira të izoluar kryesisht në zonat Jugperëndimore.

Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani tregon se temperaturat në fundjavë do të mbeten konstante, të pandryshuara.

Adiola Bani:

Dita sot ka nisur me mot të kthjellët, situatë që do vijojë deri në mesditë ku presim shtim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar. Po ashtu dhe dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët por mesdita dhe pasditja do sjellin shtim të vranësirave, situatë që vijon dhe gjatë të dielës.

E diela në pasdite sjell zhvillim të vranësirave në zonat jugperëndimore ku pritet dhe ndonjë shi i izoluar dhe në sasi shumë të paktët. Për sa i përket temperaturave të ajrit, gjatë ditës së sotme vlerat termike janë luhatur nga minus 1 në 15 gradë Celsius.

Pritet që dhe gjatë fundjavës vlerat termike të mos pësojnë ndryshime gjatë mëngjesit dhe gjatë mesditës, do mbeten thuajse konstante.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here