Shteti shqiptar rrezikon të penalizohet në shuma të mëdha/ Thellohet skandali i pagave

Vijon të thellohet skandali i publikimit të pagave të rreth 630 mijë shqiptarëve.

Konfindustria thotë se se kjo do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.

Në një reagim në faqen zyrtare, Konfindustria thekson se publikimi i këtij skandali godet formalizimin e ekonomisë, si edhe shteti shqiptar rrezikon që të penalizohet në vlera të mëdha financiare pas kërkesave për dëmshpërblim të qytetarëve.

“Konfindustria vlerëson, se skandali i fundit të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme të qytetarëve dhe bizneseve, pritet të ketë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.
Së pari, është një goditje e drejtëpërdrejtë e përpjekjeve për formalizimin e ekonomisë. Qytetarët dhe bizneset, në kushtet e pasigurisë së plotë të ruajtjes së të dhënave të tyre të ndjeshme nga agjencitë shtetërore nuk do të kenë vullnetin e nevojshëm për formalizim të pasurisë dhe aktivitetit tregëtar. Konfindustria do të kërkojë ndërprerjen për afat të pakufizuar të gjithë procesit të fiskalizimit dhe lejim të rikthimit në gjendjen fillestare të subjekteve të përfshira. Së dyti, rrjedhja e të dhënave personale dhe biznesore cënon rëndë besueshmërinë e shtetit shqiptar sidomos në rastet e tregjeve financiare dhe investimeve të huaja, që edhe kështu janë në rënie dhe më të ultat në rajon.

Gjithashtu, shteti shqiptar rrezikon potencialisht të penalizohet në vlera të mëdha financiare nga kërkesat për dëmshpërblim nga qytetarët dhe bizneset për pasojat negative, që rrjedhja e të dhënave mund të prodhojë në aktivitetin tregtar dhe pasurinë personale”, thuhet në njoftim.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *