Shqiptarët e tallën se kërkoi të drejtat e saj, Vjollca i jep fund jetës pasi u braktis edhe nga djemtë


Para pak muajsh Vjollca dhe Zenuni u bënë shumë të njohur me historinë e tyre në një emision televiziv, ku gruaja kërkonte të drejtat e saj edhe pse nuk jetonte më me bashkëshortin.

Gjatë këtij emisioni, Vjollca kërkoi më shumë të drejta e liri si një femër që është, por fjalët e saj dhe mënyra e të shprehurit nuk u morën aspak mirë nga njerëzit.

Debati i saj dhe kërkesat që kishte u bënë virale në rrjetet sociale, videoja e saj në emision arriti miliona shikime në pak kohë, ndërsa mijëra persona filluan të bëjnë video tallëse e ironike me mënyrën e saj të të shprehurit.

Ditën e sotme “Xh0vani” ka njoftuar në Instagram se para pak kohësh Vjollca për shkak të mbingarkesës së krijuar pasi emisioni dhe videoja e saj u bë virale i ka dhënë fund jetës.

Mësohet se Vjollca është tallur edhe nga familjarët e saj, ndërsa djemtë të cilët janë ndjerë të turpëruar prej saj e kanë braktisur dhe janë larguar në Itali bashkë me babain e tyre.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *