Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

Rutina jonë ndryshon nga nesër, ku akrepat e orës do të kthehen me 60 minuta pas.

Ndryshimi i orës këtë vjeshtë do të bëhet të dielën e fundit të tetorit (më datë 25), kur në orën 03:00 (sipas orës lokale) akrepat do të shkojnë në 02:00.

Nga kjo ditë të gjithë do të kenë zyrtarisht një orë më shumë për gjumë.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike, shkruan meganews.al

Si ligj europian ndryshimi i orës në Europë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit./meganews.al

The post Shqiptarë bëhuni gati, nga nesër ndryshon jeta juaj appeared first on Mega News.



Source link

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here