Shpallet fituesi i tenderit për linjën Tiranë – Rinas – Durrës me fond limit…1 lek |

    0
    6


    Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

    Shqipëria është ndër të paktat vende të botës që nuk ka një sistem hekurudhor. Jo trena elektrikë si vendet fqinje, pa folur për ato të shpejtësisë së lartë, por trena udhëtarësh, të paktën siç ishin deri në fund të viteve ’80.

    Pas kësaj kohe, rrjeti hekurudhor është amortizuar dhe ai bëhet lajm vetëm për daljen e trenave nga trasetë e dëmtuara, apo aksidentet me makinat në vendkalime ilegale.

    Rindërtimi i tij, premtuar nga çdo qeveri, ka mbetur një fluskë elektorale. Qeveria aktuale, të paktën prej dy vitesh, ka premtuar rehabilitimin e segmentit Tiranë-Durrës dhe degëzimit të ri në Rinas, përmes një kredie të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

    Dy ditë më parë, gjatë konferencës në krah të kryeministrit Rama, ministrja e Transporteve, Belinda Balluku u shpreh se: “…është një projekt i goditur pafund nga politika, shkruan Shekulli. E nuk po flas opozita apo jo, pasi të gjithë e kanë goditur këtë projekt…” Por duket se goditja është më e gjerë dhe më tallëse.

    Agjencia e Prokurimit Publik (APP) publikoi dje firmën fituese të tenderit të hapur nga Hekurudha Shqiptare për “Përgatitja e VNM-së (Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis) për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës–Tiranë, Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit”

    Fitues është shpallur firma “ECCAT Environmental Consulting, Chemical Analysis”, me një vlerë 586,200 lekë. Por ajo që binte në sy në njoftimin e APP-së ishte Fondi limit 1.00 lekë. Një lapsus me apo pa dashje për financimin e një vepre të rëndësishme publike, që do ta kthente sërish Shqipërinë në hartën e vendeve normale, që kanë transport hekurudhor për pasagjerët, siç premton projekti i ri për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë– Durrës dhe ndërtimin e linjës së re për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

    Kredia e BERZH dhe financimet nga BE synojnë një rrjet me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë, rehabilitimin e linjës ekzistuese hekurudhore nga stacioni qendror hekurudhor Durrës deri në vendndodhjen e ardhshme të Terminalit të Transportit Publik të Tiranës (PTT) me një gjatësi 34.2 km si dhe ndërtimin e një linjë të re hekurudhore me Aeroportin e Rinasit, me gjatësi 4.7 km.

    Një projekt shumë serioz, por i anashkaluar prej 30 vitesh dhe tani i bërë për 1 lek.

    The post Shpallet fituesi i tenderit për linjën Tiranë – Rinas – Durrës me fond limit…1 lek appeared first on Mega News.



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here