Shkëlzen Buci flet për fejesën e Eglantinës: Krushqit krutanë na kë.rcënuan në shtëpi, nëse e keni martuar…

Në një dëshmi në emisionin ‘Me zemër të hapur’ Shkëlzen Buci ka dhënë detaje tronditëse nga jeta e motrës së tij, Eglantina Buci, e cila u ‘hoq qafe’ 8 vite më parë. Ai rrëfeu nga burgu se Eglantina kishte ikur që në moshën 17 vjeç nga shtëpia. Ajo ishte fejuar me një djalë nga Kruja, i cili jetonte në Greqi. Shkëlzeni ka shtuar se 4 muaj para se ajo të ikte në Greqi, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishte lënë asnjë gjurmë, raporton BW.

Shkëlzen Buci tha:

Kur iku mami i thash: Dua mamanë time. Nuk dua ta di për problemet tuaja. Motrat vendosën që të jetonin me mamin. Motra ka ikur rreth 17 vjeçe nga shtëpia. Askush se dinte se ku iku. Pas 5-6 muajsh më tha; “Jam larguar me Leftër Dervishin që jeton në Kodër-Babrru. Jam larguar me atë person”- më tha. I them: Këto gjera do t’i deklarojmë në polici. Ky ishte ish-i dashuri i parë i motrës time. Pastaj se takoja dot më. Pastaj më thoshte; Jam në Itali, apo në Manastir.Në momentin që u largua nga shtëpia dhe ka jetuar mes mamasë biologjike, mes dajave, xhaxhait tim.
Pyetje nga gazetarja:

Kush e fejoi Eglantinën?

Buci: Me kë?

Po kështu ngrihet nga pretendimet në dosjen e prokurorisë.

Buci: Absolutisht jo. Thirrje krutanin. Djali ishte me pasaportë, jetonte në Greqi. Se fejuam pa dëshirë. Deshën. I prezantuam. Fejesa u bë me blerësi. Me datat jam shumë keq. Ishte në shtëpi kur u fejua. Pas fejese u largua nga shtëpia.

Më kanë ardhur krutanët, bëmë fejesën. Ai tha; “Kur të bëhet pasaporta e vajzës, do ikim në Greqi”.

Pas nja katër muajsh, vajza u zhduk. Më kanë ardhur nja 10 veta për Eglën në shtëpi dhe na thotë; Nëse e ke martuar Eglën në vend tjetër, na ke një gjak borxh”.

Krutani na tha në shtëpi; “Nëse unë do e gjej, o gjallë, o vd.ekur, do të bëhet nusja e djalit tim”. I kemi thënë; “Nëse e gjejmë, ta gëzosh, është gruaja jote. Nuk kemi si e martoj dy herë”. Kur u ngritën ata thanë; “Na ke një gj.ak borxh”.

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *