Njerëzve u pëlqen ta urrejnë Gjermaninë – por ky shtet po bën larg më shumë për t’i ndihmuar fqinjët e vet evropianë në luftën kundër koronavirusit.

Në fillim të prillit, spitali universitar në qytetin qendror të Gjermanisë, Jena, i nisi dy mjekë, dy teknikë dhe material mjekësor drejt Napolit në Itali. Disa ditë më parë, Bundeswehri, ushtria e Gjermanisë, mori me aeroplanë pacientë francezë dhe italianë dhe i dërgoi në spitalet gjermane. Kjo është vetëm një hise e vogël e ndihmës së Gjermanisë aleatëve kundër koronavirusit.

Reagimi fillestar i Gjermanisë ndaj përhapjes së virusit nuk ishte shoqëruar me lavdi. Në fillim të vitit, Italia, shteti i parë evropian që do të goditej rëndë nga koronavirusi, bëri një lutje për ndihmë me materiale mjekësore prej qeverive të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. Por Qeveria gjermane reagoi qysh reagoi edhe Qeveria e BE-së: nuk i dërgoi asgjë. Pastaj në fillimmars, Qeveria gjermane imponoi ndalesa ndaj eksportimit të materialeve mjekësore jetike, përfshirë maskave të fytyrës, dorëzave mjekësore dhe materialeve të tjera mbrojtëse. Më 14 mars, Italia ende nuk kishte marrë asnjë ndihmë të vetme mjekësore nga ndonjëri prej aleatëve brenda BE-së.

Dy ditë më vonë, Ministria gjermane e Ekonomisë dhe Energjisë bëri të ditur se kishte dërguar katërqind mijë maska në Itali me aprovim të Qeverisë qendrore. Me këtë, Gjermania ndryshoi qasjen e reagimit evropian ndaj Italisë: Shumë shpejt, materialet mjekësore po arrinin edhe prej vendeve të tjera të kontinentit. Kur ka krizë, ka një reagim instinktiv që së pari mendja për ndihmë shkon te gjermanët. Kësaj here, ua kemi borxh një falënderim – dhe një kërkesë për më shumë lidership botëror.

Edhe atëherë kur Gjermania mori nismën për ta ndihmuar Italinë, Pekini kishte dërguar materiale mjekësore dhe disa mjekë atje, sikurse do të bënte edhe në shtetet e tjera, si Serbia. Megjithëse shumica e materialeve i ishte shitur Italisë, Pekini – ndihmuar nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio – bëri një marrëveshje të rëndësishme për mbështetjen kineze. Shumë shpejt, Rusia dërgoi 100 mjekë ushtarakë dhe materiale mjekësore në Itali.

Përgjegjësia e parë e çfarëdo qeverie është të kujdeset për imazhin e saj. Qeveria gjermane imponoi ndalesë ndaj eksporteve mjekësore në kohën, kur Italia po përballet me luftën kundër kuronavirusit në fillimmars, derisa vendet e tjera mbyllën kufijtë me Italinë. Por dëmi shkaktuar BE-së – dhe përfitimit në status nga ana e Kinës dhe Rusisë – ishte i menjëhershëm.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here