Një infermiereje në Spitalin Memorial CHI në Tenesi, i ra të fikët gjatë një konference shtypi menjëherë pasi mori vaksinën e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Infermierja Tiffany Dover po fliste në podium për rëndësinë e vaksinimit kur ndërpreu fjalën e saj për të thënë: “Më falni, po ndjehem shumë e trullosur”.

Dover vuri dorën në kokë, kërkoi përsëri falje, dhe nisi të largohej nga podiumi kur papritmas u rrëzua në dysheme. Kamerat kapën mjekët dhe kolegët e saj që i erdhën menjëherë në ndihmë.

“Ky është një reagim që mund të ndodhë shumë shpesh me çdo vaksinë ose injeksion”, tha Drejtori i CHI Memorial, dr. Jesse Tucker.

Disa minuta pasi i ra të fikët, Dover ishte në gjendje të ngrihej në këmbë dhe të fliste me mediat përsëri. Ajo iu tha gazetarëve se kjo është diçka e zakonshme për të, për shkak të një gjendje shëndetësore, për të cilën nuk dha asnjë detaj.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here