Sa do të vazhdojë shiu? Ja parashikimi i motit për ditën e sotme


Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje në vend.

Pritet që në zonat bregdetare dhe të ulëta reshje të jenë në formë shiu. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.

Meteorologu Hakil Osmani bën të ditur se dita e martë dhe e mërkurë mbetet nën prezencën e vranësirave dhe reshjeve të pakta dhe të izoluara, por e enjtja dhe e premtja sjelli përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që në vendin tonë të kemi kalim të vranësirave.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.