Rudina Dembacaj thumbon papritur Arbana Osmanin


Ditën e djeshme aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj, ka realizuar një Stand Up Show.

Ndër të tjera, midis batutave dhe historive të ndryshme, gjatë monologut Dembacaj diskutoi lidhur me temën e martesës.

Megjithatë, një frazë e saj ka tërhequr shumë vëmendjen, pasi u duk si një thumbim për moderatoren e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani.

”Meqe ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”- ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.

Rikujtojmë se shumë vite me parë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin e Arbana Osmanit.

Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj të “Instagram”.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *