Xhesika Ndoj, këngëtarja që u bë e njohur prej një oferte në këmbim të seksit që i erdhi nga një deputet i Partisë Demokratike, tregon se kërkesa e tij ishte për të pasur një lidhje të gjatë së bashku.

“Kërkesa e deputetit ka qenë për të pasur një lidhje të gjatë me të.

Ai e kishte marrë vesh që jam beqare dhe kishte thënë ‘një gocë si puna e Xhesikës më mungon, pse jo?”. Kështu ka nisur”, thotë Xhesika në një intervistë

Këngëtarja ndërkohë hedh poshtë fjalët se është eskortë e ndonjë të pasuri, teksa tregon se 3 kolege të saj e bëjnë këtë punë.

“Unë nuk kam dashur të jem eskortë e askujt dhe çdo gjë e kam thënë. Në të kundërt do isha bërë eskortë si 2-3 kolege të miat të cilat janë eskortë dhe kanë sponsor për videoklipet e tyre”.

Në fund të intervistës ajo tregohet e sinqertë sa i përket formave të saj.

“Të pasmet i kam të miat dhe i kam origjinale, ndërsa gjoksin e kam të bërë”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here