Rita Lati 61 vjeçe: Kam të dashur, por lidhja nuk do të finalizohet me bashkëjetesë

Aktorja e humorit, Rita Lati, ka rrëfyer jetën e saj gjatë emisionit të pasdites me Rudina Magjistarin. Ajo nuk ka nguruar të tregojë moshën e saj, ndërkohë që duket në superformë fizikisht, duke pohuar se mban mbi supe 61 vite. E pyetur nga Rudina Magjistari nëse në jetën e saj ka një shok, Rita ka pohuar pa hezitim ekzistencën e tij, por njëkohësisht ka theksuar se kjo lidhje nuk do të shkojë drejt bashkëjetesës.

“Është dikush, tha ajo, që më mbush shpirtin me përkujdesjet e tij”. “Unë e kam mendjen te Roza, ajo është parësorja tani”, është shprehur ndër të tjera. Duke thëne se nuk mendon shumë për të ardhmen e largët. “Kur të plakem do të shkoj në azil. Do gjej plakun më të bukur atje dhe do i them je i imi”, u shpreh ajo mes humorit. Rita tregoi se si Roza mori vendimin për të jetuar vetëm dhe që kjo i ka bërë mirë marrëdhënies mes tyre.

“Unë shkoj nga Roza dy javë, Roza vjen tek unë, por duhemi më shumë kështu, nuk zihemi kurrë”, ka vazhduar ajo me humor. Për të bijën ka thënë që ka marrë nga ajo humorin, ndërsa nga i ati karakterin e fortë, për të realizuar çdo gjë

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *