Rinis viti i ri shkollor, pese mesues rezultojne pozitiv me Covid-19

    0
    6

    Ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme mësimi edhe në shkollat e Elbasanit. Ndryshe nga vitet e shkuara aksesori i fëmijëve sot nuk ishin lulet, por maskat dhe dezifektantët. Ndërsa flitet për respektim të masave dhe distancës në klasa në ambjentet e jashte të shkollave këto rregulla zor se respektoheshin.

    Gazetarja e Fax News Entela Duka raporton se në klasën e parë në Elbasan janë ulur këtë të hënë 1394 nxenes , nga të cilët 653 në fshat. Ndërkohë numri i nxënësve që sot i janë drejtuar auditoreve, pa llogaritur kopshtet dhe cerdhet shkon në 6 mijë. Të paktën 5 mësues nuk do të jenë në shkollë sot pasi rezultojnë pozitiv me covid-19-të, ndërsa janë marrë masa për zëvëndësimin e tyre.

    Ndërsa nxitonin t’u jepnin fëmijëve këshillat e fundit, vetë prindërit pranojnë se nisja e shkollave i frikëson, por dhe streson në të njëjtën kohë. Në siklet janë edhe për vendosjen e maskave në ambjente të mbyllura, por shpresojnë që të mos krijohen probleme.

    Ndonëse këtë vit nuk patën mundësi të përfaqonin mësuesi dhe shokët vetë nxënësit pranojnë mallin që kanë përjetuar për tu rikthyer në shkollë. Në ditën e parë të shkollës kanë vendosur maska, por nuk janë të bindur sesa do ti mbajnë.

    Nxënësit e shkollës së Treganit nuk do të zhvillojnë mësim në shkollën e tyre, pasi ajo u dëmtua nga tërmeti i vitit të shkuar, por do të zhvendosen në tyrnin e dytë në fshatin Kuqan.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here